Trendit të ndryshimit të pamjes iu ka bashkuar edhe këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj.
E njëjta është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, 25-vjeçarja ka treguar për ndjekësit e saj ndryshimin e ri që ka bërë në dukje.
Këngëtarja Myrtezaj është shndërruar në bionde dhe duket se ky stil i shkon mjaft shumë asaj.
Nuk dihet nëse me këtë ndryshim do shfaqet në klipin e ri, për të cilin është duke punuar tash e një kohë.
Megjithatë, artistja në fjalë ësht mjaft e pranishme në koncerte dhe mbrëmje muzikore anembanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/