Edhe tre përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu dhe Aida Dërguti janë duke marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Sejdiu, përmes një fotografie të postuar në Facebook.
“Në Sheshin Shën Pjetri bashkë me Aida Dërguti dhe Visar Ymeri në pritje të shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë””, ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/