Site icon Telegrafi

Edhe Vetëvendosje mbështet protestën për Haradinajn

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar të gjithë mbështetësit e kryetarit të saj, Ramush Haradinaj që të dalin sot nga ora 13 te obelisku i New Born-it për të vazhduar pastaj me marsh paqësor deri te selia e ambasadës franceze në Prishtinë.

Përveç Nismës për Kosovën dhe veteranëve të UÇK-së, mbështetje për këtë protestë ka shprehur edhe Lëvizja Vetëvendosje, shkruan portaliks.

Këtë e ka konfirmuar zyrtari për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Shkodran Hoti.

Kujtojmë se Haradinaj është ndaluar të mërkurën nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, me një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004.

Exit mobile version