Këngëtarja e njohur Vesa Luma muaj më parë publikoi këngën “Ti zemra ime”, një këngë e cila u prit mirë nga publiku, duke marrë mijëra klikime edhe në kanalin YouTube.
Ajo jeton në Tiranë me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta, dhe djalin e tyre të vogël Lian.
Ndërkohë, Vesa është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, përmes së cilës është shfaqur mjaft provokuese, teksa ekspozon një pjesë të mirë të gjoksit me veshjen e hapur.
Ajo duket gjithnjë bukur në paraqitjet skenike, ndërsa stili dhe eleganca nuk i mungojnë as në përditshmëri. /Telegrafi/