Chelsea e ka kompletuar transferimin e Kylian Hazard nga Ujpesti.
Mesfushori ofensiv është vëllai i vogël i Eden Hazard, i cili kishte nënshkruar për klubin hungarez në verën e kaluar.
22-vjeçari i ka shënuar katër gola në 35 paraqitje dhe është i treti nga familja Hazard që nënshkruan për Blutë, pasi krahas Eden edhe Thorgan Hazard është lojtar i Chelseat.
Në njoftimin e klubit për transferimin është bërë e ditur se ai do të përfshihet në skuadrën zhvillimore para ndeshjes së radhës që është më 9 shtator.
Kur kanë mbetur edhe 48 orë deri në mbyllje të afatit kalimtar, Chelsea është duke u angazhua maksimalisht në transferimin e lojtarëve të rinj. /Telegrafi/
We have today signed Kylian Hazard, who joins up with our development squad…
👉 https://t.co/n5RHUiYUKu pic.twitter.com/rijuXW0aqm
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 29, 2017