Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se në Klinikën Infektive sot janë paraqitur tre raste të dyshuara për coronavirus.
Sipas njoftimit për media personave të dyshuar që janë infektuar me coronavirus u janë marrë mostrat dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim.
Klinika Infektive ka bërë të ditur se nuk ka nevojë për panik pasi që janë vetëm raste të dyshuara.
Njoftimi i plotë:
Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për coronavirus.
Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali.
Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.
Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim.
Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara. /Telegrafi/