Tottenham ka arritur të fitojë në përballje me Milanin (1-0) në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të International Champions Cup që po mbahet në SHBA.
Ka vendosur vetëm një gol i shënuar në pjesën e dytë nga anglezët, edhe pse në fushë në të dyja skuadrat kishte lojtarë të njohur.
Në U.S. Bank Stadium ishin të pranishëm 31 mijë tifozë.
Të dy skuadrat kishin raste, por portierët ishin në formë si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë.
Tottenhamit i mungonin shumë yje, që janë ende në pushim shkaku i Kampionatit Botëror.
Pjesa e dytë ka filluar furishëm me një gjuajtje të lirë të gjuajtur bukur nga Hakan Calhanoglu, por pa sukses.
Georges-Kevin N’Koudou në minutën e 47-të mori një top larg nga porta, por bukur udhëhoqi para dhe gjuajti fuqishëm për të shënuar për 1-0.
Milani provoi të barazojë me Cutronen, Suson dhe Mateo Musachhio, por që nuk arritën të shënojnë golin e barazimit.
Kjo është humbja e dytë e Milanit në SHBA, pasi ka pësuar në penallti ndaj Manchester Unitedit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Bs1mafr_vrI