Telegrafi

Edhe top-modelja e mahnitur nga goli i Shaqirit (Foto)

Modelja shqiptare, Heidi Lushtaku, është përfshirë në ethet e golit mbresëlënës të Xherdan Shaqirit në ‘Euro 2016’.

Bukuroshja që jeton në Zvicër, e ka ndjekur ndeshjen e përfaqësueses helvetike ndaj Polonisë dhe padyshim se momenti më i mirë ishte goli i mesfushorit shqiptar.

“I mahnitshëm Xherdan Shaqiri ynë! Ndoshta goli më i mirë i ‘Euro 2016’”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram, të cilin e ka shoqëruar me një fotografi të lojtarit.

Kujtojmë që Shaqiri me një supergol e dërgoi ndeshjen në vazhdime që më pas shkoi në penalti, ndërsa Granit Xhaka ishte njeriu tragjik, pasi e humbi njëmbëdhjetëmetërshin. /Telegrafi/