Site icon Telegrafi

Edhe tetë ndërmarrje pa borde (Video)

Qeveria e Kosovës deri më tani ka emëruar anëtarët e bordeve të shtatë ndërmarrjeve publike qendrore dhe në proces të emërimit ka edhe tetë ndërmarrje publike regjionale.

Sipas Sokol Havollit, shef i kabinetit të kryeministrit, Isa Mustafa, Qeveria e Kosovës është në proces të emërimit të anëtarëve të bordeve të 15 ndërmarrjeve publike dhe regjionale.

“Janë në përfundim e sipër dhe do të emërohen në një nga mbledhjet e ardhshme të Qeverisë edhe bordet e kompanive të Ujitjes “Drini i Bardhë” dhe “Radoniqi”, bordet e kompanive rajonale të ujësjellësit “Prishtina”, “Hidrodrini”, “Hidroregjioni”, “Mitrovica”, “Hidromorava”, dhe “Radoniqi”, ka sqaruar Sokol Havolli. /Tribuna Channel/

Exit mobile version