Site icon Telegrafi

Edhe të vdekur fitojnë para: Këta janë 10 më të pasurit

Michael Jackson, i cili është ndarë nga jeta në 2009, është renditur i pari nga revista “Forbes” si artisti i ndarë nga jeta që fiton më shumë të ardhura, për të tretin vit rresht.

Vitin e kaluar të ardhurat e tij arritën deri në 140 milionë dollarë, ndërsa kjo shumë ka ardhur duke u ulur pasi për këtë vit të ardhurat e tij kanë kapur shifrën prej 115 milionë dollarësh, transmeton javanews.

Ylli i “Fast and Furious”, Paul Walker, është bërë pjesë e kësaj liste për herë të parë këtë vit, duke u renditur në vendin e nëntë.

Walker, i cili u nda nga jeta në 2013, ka arritur të mbledhë rreth 10.5 milionë dollarë të ardhura për këtë vit.

Ja cila është lista e plotë e 10 personazheve publik që kryesojnë klasifikimin e “Forbes”:

1. Michael Jackson: 115 milionë dollarë

2. Elvis Presley: 55 milionë dollarë

3. Charles Schulz: 40 milionë dollarë

4. Bob Marley: 21 milionë dollarë

5. Elizabeth Taylor: 20 milionë dollarë

6. Marilyn Monroe: 17 milionë dollarë

7. John Lennon: 12 milionë dollarë

8. Albert Einstein: 11 milionë dollarë

9. Paul Walker: 10.5 milionë dollarë

10. Bettie Page: 10 milionë dollarë

Exit mobile version