Drenica arriti që të merrte një pikë të madhe në udhëtim te Drita në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Skenderaj mbylli takimin me rezultat 1-1, por pika për ta ishte tejet e vlefshme.
Johanes Hans Tafaj, që udhëhoqi Drenicën në këtë ndeshje, bëri të ditur se ishte i lumtur me këtë pikë të fituar, mirëpo po largohet nga skuadra.
“Besoj se kjo ishte pika e kthesës për Drenicën. Të punosh te Drenica është nder dhe kënaqësi”.
“Patjetër që kam njohur njerëz të mirë, ambienti është i mrekullueshëm. Vazhdoj të jem pjesë e stafit të Devollit, ndërsa kjo ishte ndeshja ime e fundit te Drenica”, ka thënë Tafaj pas takimit me Dritën.
Drenica është në vendin e parafundit në tabelë me 27 pikë. Por me pikën e fituar është barazuar me Arbërinë që zë vendin e tetë, që dërgon skuadrat në barazh. /Telegrafi/