G Bani i është drejtuar Danja Kokës me ofendime dhe fjalë të rënda, duke pasur përballje me të vazhdimisht.
“Edhe të më vrasin jashtë prej teje, kam marrë kërcënime prej teje, as të kam prekur me dorë dhe asgjë. Ty të kanë prekur meshkujt e shtëpisë”, iu drejtua ai.
Tutje tha: “Edhe ta humbas jetën prej teje unë nuk rri pa ta çjerrë maskën, atë njeriun që deklarove se ishe, natën e parë që the unë nuk përfshihem në situata të ulëta. Ti ke flirtuar me Laertin”.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Danja: Ti je i sëmurë.
G Bani: Çfarë ke bërë me Jozin?
Danja: Ik ik, nuk flas me njerëz të sëmurë.
G Bani: Mashtruese, e pacipë, e paturp. /Telegrafi/