Telegrafi

Edhe stilisti shqiptar Mr. Rex pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë po marrin pjesë emra të ndryshëm nga mbarë bota.

Pjesë e eventit mbrëmë (e diel) ka qenë edhe stilisti i njohur shqiptar, Mr. Rex.

Dizajneri, emri i vërtetë i të cilit është Rexhep Zylfiu, është kujdesur për dukjen e disa prej personazheve VIP në këtë fesstival.

Ditë më parë, ai dizajnoi fustyanin për miliarderen ruse, Anna Stukkert.\

Lexo po ashtu Miliarderja ruse Anna Stukkert shfaqet në Festivalin e Kanës me kreacion të stilistit shqiptar Mr.Rex

Kjo e fundit i bëri një falënderim publik për dizajnimin e fustanit, duke treguar se ishte ndarë e kënaqur me punën e stilistit shqiptar nga Presheva.

Nga shqiptarët, në Festivalin e Filmit në Kanë sivjet u pa edhe modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha. /Telegrafi/