Site icon Telegrafi

Edhe sot vazhdon diskutimi për ‘impeachment’ të presidentit Ivanov

Në Parlamentin e Maqedonisë përsëri sot duhet të takohet Komisioni për vlerësimin e bazës së Propozimit për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së presidentit, Gjorge Ivanov për shkak të vendimit të tij për falje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Komisioni duhet të vazhdojë debatin e saj për ‘impeachment’ të Presidentit, e parashtruar nga deputetët e opozitës.

Diskutimi filloi dje, dhe Komisioni afat deri të hënën të hartojë një raport përfundimtar, ku duhet të shpjegojë më tej seancën plenare të Parlamentit. /Telegrafi/

Exit mobile version