Konsultime të rregullta bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s do të vazhdojnë edhe sot në Klubin e deputetëve në Shkup, përcjell Telelgrafi Maqedoni.
Në konsultime, siç kumtuan dje nga Ministria e Mbrojtjes, do të bëhet fjalë për përparimin e përgatitjeve mbrojtëse të Maqedonisë për integrim në Aleancë.
Progresin të cilin e ka arritur Republika e Maqedonisë në pjesën e përgatitjeve të nevojshme mbrojtëse për anëtarësim të barabartë në NATO dhe posaçërisht zbatimi i Planit për pajisje dhe modernizim të ARM-së për të cilin qeveria ndau 315 milionë euoro, është tema e konsultimeve të rregullta bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe NATO-s që filloi dje në Klubin e deputetëve të Shkup.
Elizabeta Çupovska Ristova, sekretare shtetërore në MM, para gazetarëve ka theksuar se është vlerësuar jashtëzakonisht nga NATO-ja edhe fakti që në vitin 2017 MM ka buxhet të rritur prej 8% në krahasim me vitin 2016, kurse posaçërisht fakti që në anën kapitale kemi rritje serioze të shtesave në pajtim me kërkesat e NATO-s./Telegrafi/