OBRM-PDUKM-ja opozitare edhe sonte organizoi protestë para Gjykatës Penale në Shkup në shenjë revolte për arrestimin e deputetëve të kësaj partie dhe personave tjerë për pjesëmarrje në ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.
Në protestë mori pjesë edhe lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski, i cili nuk deshi të komentojë asgjë më tepër nga ajo që ka thënë në intervistën e tij për gazetën “Kurir”, se do ë japë dorëheqje nga pozita kryetar i partisë.
Marija Andonovska nga OBRM-PDUKM në fjalimin e saj vlerësoi se më 27 prill është mbrojtur rendi kushtetues i Maqedonisë, ndërsa bashkëpartiaku i saj Igor Janushev kërkoi përkrahje për protestat, duke i quajtur si “vendimtare për fatin e atdheut”.
Paraprakisht, si gjatë dy ditëve të kaluara, nga ora 15 deri në ora 17, aktivistë të OBRM-PDUKM-së bllokuan udhëkryqe në pika të ndryshme në Shkup./Telegrafi/