Telegrafi

Edhe sonte vazhdojnë protestat kundër Deklaratës shqiptare! (Video)

Mijëra qytetarë janë duke protestuar disa javë e më shumë nën hijen e iniciativës ‘Për Maqedoni të përbashkët’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët kërkojnë takim me eurokomesarin Johannes Hahn i cili duhet të udhëtojë nesër për në Maqedoni.

Nga iniciativa porositin se ata do të përpiqen që Hahn të dëgjojë zërin e tyre.

‘Nëse Muhamedi nuk dëshiron tek bregdeti, bregdeti do të vijë te Muhamedi. Nëse zotëri Komisioneri nuk don të na pranojë, ne që jemi 22 ditë në rrugë dhe që nuk kemi ndërmend të shkojmë në shtëpi, sepse në mes të 150 mijë deri në 200 mijë njerëz çdo ditë në rrugë PËR MAQEDONI TË PËRBASHKËT, atëherë ne do të sigurohemi që ai të na dëgjojë’, ka theksuar sonte Bogdan Ilievski, një nga organizatorët e iniciativës “për Maqedoni të përbashkët”.

Qytetarët maqedonas janë duke protestuar kundër Deklaratës e cila sipas Iniciativës është bërë në Tiranë. /Telegrafi/