Revista Maxim secilin vit publikon listën e 100 femrave më të bukura në botë. Modelja Kate Upton ishte sërish në krye të kësaj liste, si femra më e bukur për vitin 2018.
“Askush nuk i përfaqëson SHBA-të sikur fituesja e sivjetme”, kishin thënë nga redaksia e revistës kur e shpallën më të bukurën e vitit.
“Njësoj si frymëzimi i saj, Marilyn Monroe, Kate është një bionde me linja atraktive, e cila na çarmatos me buzëqeshjen e papërmbajtshme, mirëpo na lë mbresa me sjelljen e saj në publik dhe punën e vlefshme”, thuhej më tej.
Upton është zgjedhur disa herë deri më tani si femra më tërheqëse në botë, ndërsa vend të veçantë ka zënë në kategorinë për ‘forma natyrale’.
#throwback to when I could tie my own shoes 😂 #pregnancy pic.twitter.com/Yu9s0LZ1pC
— Kate Upton (@KateUpton) August 31, 2018
Kur ka mësuar se ndodhet në vendin e parë në listën e femrave më seksi në botë, modelja ka treguar se punon shumë në dukjen e saj, kujdeset për ushqimin dhe stërvitet rregullisht, prandaj është e kënaqur që puna i është shpaguar dhe të tjerët e vlerësojnë.
Ndryshe, Kate Upton dhe bashkëshorti i saj, Justin Verlander, janë në pritje të fëmijës së parë. Bukuroshja 26-vjeçare ka thënë se mezi pret të bëhet nënë.
Verlander dhe Upton nisën të dilnin bashkë në vitin 2014, ndërsa dy vite më pas u fejuan. Çifti u martua në nëntor të vitit 2017 në Itali, ndërsa në korrik të këtij viti njoftuan se janë në pritje të fëmijës së parë. /Telegrafi/
Lounging on set with @yutsai and Harley #bts pic.twitter.com/AVIDqXF4Gv
— Kate Upton (@KateUpton) August 30, 2018