Site icon Telegrafi

Edhe shtatë të shëruar e 14 raste të reja me COVID-19, shkon në 224 numri i të infektuarve në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se edhe shtatë pacientë janë shëruar me coronavirus. Po ashtu janë konfitrmuar 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë- duke çuar numrin e përgjithshëm në 224 raste pozitive.

Rritja e numrit u bë pasi Instituti tashmë i ka përfshirë dhe katër komunat në veri të vendit, që më herët nuk kanë qenë pjesë e IKSHPK-së.

“Nga data 08 shkurt deri më 08 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.570 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre rezultojnë gjithsej dyqind e njëzet e katër (224) raste pozitive (të përditësuara për të gjitha komunat në Republikën e Kosovës) me 6 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot, më 08 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 218 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej katërmbëdhjetë (14) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan.

Sot më 08 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një rast i vdekjes nga fshati Banjë-Malishevës e gjinisë femër të moshës 66 vjeç dhe e konfirmuar me COVID-19 me datë 04 prill 2020. Është trajtuar në repartin intenziv të Klinikës Infektive nga data 04 prill 2020. Pacientja ka patur edhe sëmundje tjera shoqëruese (Diabet Melit tip 2, Hypertensio arterialis dhe Insufficientio renalis acuta).

Sot më 08 prill 2020, janë shëruar edhe shtatë (7) pacientë, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e shtatë (37).

Nga data 13 mars 2020 kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri me 08 prill 2020 gjithsej dyqind e njëzet e katër (224) raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2.

Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave: gjashtëdhjetë e gjashtë (66) raste nga komuna e Malishevës, njëzet e pesë (25) raste nga Prishtina, njëzet e një (21) raste nga komuna e Vushtrrisë, njëzet (20) raste nga Mitrovica e Veriut, tetëmbëdhjetë (18) raste nga Gjilani, trembëdhjetë (13) raste nga Kamenica, dhjetë (10) raste nga Gjakova, dhjetë (10) raste nga Zveçani, shtatë (7) raste nga komuna e Vitisë, gjashtë (6) nga komuna e Pejës, katër (4) raste nga Podujeva, tre (3) raste nga Klina, tre (3) raste nga Fushë Kosova, tre (3) raste nga Prizreni, tre (3) raste nga Leposaviqi, tre (3) raste nga Suhareka, dy (2) raste nga Ferizaji, dy (2) raste nga Zubin Potoku, dy (2) raste nga Lipjani dhe me nga një (1) rast komuna e Drenasit, Obiliqit dhe Shtimes.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.882 kontakte të rasteve.

Nga data 01 shkurt 2020 deri me 08 prill 2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 25.990 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 6.559, Vërmicë 7.477, Jarinje 2.219, Dheu i Bardhë 1.245, Hani i Elezit 4.899, Kullë 1.614, Qafë Morinë 47, Bërnjak 657, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 8 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.524.844 raste të COVID-19 dhe 87.870 raste të vdekjes”, njofton instituti. /Telegrafi/

Exit mobile version