Site icon Telegrafi

Edhe shtatë persona të arrestuar në tri komuna për mos respektim të vendimeve rreth coronavirusit

Foto: Ilustrim

Pavarësisht thirrjeve për qëndrim në shtëpi dhe vendimeve që janë marrë shkaku i pandemisë, disa qytetarë nuk janë duke i zbatuar ato.

Vetëm brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Malishevë, një në Gjakovë dhe dy në Rahovec.

Më poshtë rastet e ndara të arrestimeve sipas raportit të policisë:

Malishevë 26.03.2020 – 10:35. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar, të cilët ishin duke qarkulluar me veturë gjatë kohës së ndaluar, pa ndonjë arsye. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjakovë 26.03.2020 – 13:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte hasur duke lëvizur në këmbë, pa ndonjë arsye. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Malishevë 26.03.2020 – 14:45. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke qarkulluar me veturë pa ndonjë arsye. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Malishevë 26.03.2020 – 15:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke qarkulluar me veturë pa ndonjë arsye. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rahovec 26.03.2020 – 14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti ishin duke ecur në këmbë, pa ndonjë arsye. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version