Site icon Telegrafi

Edhe shtatë lojtarë të Kosovës në pritje të përgjigjes nga FIFA

Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar në Helsinki para ndeshjes së parë zyrtare ndaj Finlandës.

Ekipi i Albert Bunjakut është i plotë në stërvitje, mirëpo drejtën për lojë e kanë vetëm 17 futbollistë.

FIFA është duke i shqyrtuar kërkesat e Kosovës për lojtarët e sajë dhe do t’i japë një përgjigje zyrtare nga momenti në moment.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Lojtarët që ende nuk kanë marrë dritën e gjelbër nga FIFA për ndeshje zyrtare janë tejet të rëndësishëm.

Portieri Samir Ujkani, mbrojtësi Amir Rrahmani, mesfushorët Herolind Shala, Alban Meha, Milot Rashica dhe Valon Berisha si dhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Këta shtatë lojtarë janë duke qëndruar në ethe se a do të marrin përgjigje pozitive nga FIFA apo jo për ndeshje zyrtare. /Telegrafi

Exit mobile version