Site icon Telegrafi

Edhe shoferët me përvojë nuk do të dinin cili ka përparësi! Shumica e tyre do të shkaktonin një përplasje

A e dini se kush ka përparësi në kryqëzim?

Shumica e aksidenteve të trafikut ndodhin duke mos i respektuar rregullat dhe përparësitë dhe ndonjëherë ato ndodhin për shkak të injorancës së shoferëve, transmeton Telegrafi.

Në situatën e paraqitur në foto, semaforët në kryqëzim janë duke punuar dhe drita jeshile është ndezur si për veturën ashtu edhe për autobusin. Megjithatë, autobusi është në rrugë me përparësi kalimi.

Detyra juaj është t’i përgjigjeni saktë pyetjes – kush ka përparësi?

Na tregoni çfarë mendoni, si do të reagonit?

Kjo është përgjigjja:

Shihet se autobusi është në rrugë kryesore, e cila ka përparësi ndaj veturës, por vetëm nëse kryqëzimi nuk rregullohet me semafor. Këtu është rasti që semaforët janë në të dy anët dhe drita e gjelbër është ndezur edhe për veturën edhe për autobusin.

Në atë rast, zbatohet rregulli, i cili thotë se në një kryqëzim, një mjet që ruan drejtimin e tij të lëvizjes ka përparësi ndaj një automjeti që vjen nga drejtimi i kundërt dhe kthehet majtas.

Pra, përparësi lëvizjeje në këtë rast ka vetura, dhe pastaj autobusi.

E dinit përgjigjen?

/Telegrafi/

Exit mobile version