Site icon Telegrafi

Edhe Rusia në krizë

Miliona rusë i ka prekur kriza. Statistikat zyrtare tregojnë se mbi 20 milionë rusë, afërsisht 14 për qind e popullsisë, tani jetojnë në varfëri, në krahasim me 16 milionë sa ishin në vitin 2014.

Zëvendëskryeministri rus e pranoi se Rusia është në krizë, pasi ekonomia u tkurr me rreth 4 për qind vitin e kaluar, dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar pret një tkurrje të mëtejshme prej rreth 1 për qind këtë vit.

Por zyrtarët rusë thonë se paraja nuk është gjëja më e rëndësishme për njerëzit në Rusi sepse vendi është më i rëndësishme se paratë.

“Kjo është arsyeja pse qeveria e ka mbështetjen e qytetarëve të cilët e kuptojnë atë”, tha zëvendëskryeministri rus Juri Trutnev.

Monedhës kombëtare ruse rubla nëse vazhdon t’i humb vlera, mund të thellohet edhe më shumë kriza në Rusi. Mirëpo, disa drejtues rusë besojnë se nuk do të ndodhë kjo.

Alexey Mordashov, shefi ekzekutiv i minierës ruse Severstal tha se situata aktuale është sfiduese, por se shpreson se Rusia është duke arritur një lloj ekuilibri të ri. /kp/

Exit mobile version