Dje (e enjte) është kremtuar festa e Fitër Bajramit nga të gjithë myslimanët anë e kënd botës.
Një urim për këtë ditë të veçantë nuk ka munguar as nga artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Bukuroshja, e cila prej vitesh është zhvendosur në Londër, ka uruar të gjithë miqtë dhe fansat në një postim të ndarë në InstaStory.
“Me fat Bajrami”, ka qenë përshkrimi i fotografisë në gjuhën angleze.
Krahas Ritës, një urim për festën e Bajramit e ka bërë edhe ylli tjetër shqiptar Dua Lipa.
Rita ndërkohë është zhvendosur në Australi për një periudhë të caktuar për shkak të xhirimeve të “The Voice Australia”, pasi u përzgjodh si anëtare e jurisë.
Ajo po vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e përkushtuar në punën e saj, ndërsa kohëve të fundit po përflitet edhe për një lidhje dashurie.
30 vjeçarja thuhet se po shijon një lidhje të re me regjisorin Taika Waititi. /Telegrafi/