Telegrafi

Edhe Rita Ora reagon për situatën në ShBA: Mos i quani protestues, ata janë terroristë

Policia ka neutralizuar mbështetësit e presidentit, Donald Trump në Kongresin Amerikan pasi ata thyen një nga ndërtesat më ikonë të ShBA-së, duke përfshirë kryeqytetin e vendit në kaos pasi republikani u kërkoi mbështetësve të luftonin kundër numërimit ceremonial të votave elektorale që konfirmuan fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Lidhur me ngjarjen ka pasur reagime të shumta nga shumë prej figurave publike.

Aktorët e këngëtarët me famë botërore kanë publikuar imazhe të ndryshme duke kritikuar personat që po shkaktojnë trazirat.

E njëra ndër to është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

30-vjeçarja rishpërndau në InstaStory një shkrim ku citohej fjalia: “Mjafti quajtët protestues, ata janë terroristë”.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Një reagim të ngjashëm e ka bërë edhe artistja tjetër e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo publikoi një imazh nga protesta, duke shkruar “Quajini ata ashtu si janë: terroristë”. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Instagram)