Era Istrefi ka qenë ylli i të dielës mbrëma falë performancës në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror.
Këngëtarja e famshme i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët me paraqitjen e saj në Rusi para finales së turneut më të madh botëror të futbollit.
24-vjeçarja ka performuar krahas Will Smithit dhe Nicky Jamit në skenën e përgatitur në Luzhniki Stadium, ku edhe u zhvillua finalja e këtij Botërori.
Tre këngëtarët interpretuan himnin e turneut të sivjetmë, “Live It Up”, duke bërë për vete publikun në stadium dhe ata që i ndoqën përmes ekranit.
Vëmendja e shqiptarëve të dielën mbrëma ka qenë te performanca e këngëtares nga Kosova, Era Istrefi, ndërsa yje të shumta e kanë uruar këngëtaren për suksesin e madh.
Në mesin e tyre nuk ka munguar edhe urimi i veçantë nga ylli tjetër shqiptar me famë ndërkombëtare Rita Ora.
Ajo e ka uruar Istrefin në fotografinë që ajo e ka publikuar në profilin e saj në Instagram dhe natyrisht se Era e ka pëlqyer këtë urim.
Kujtojmë se suksesin e Erës e ka përgëzuar edhe këngëtarja tjetër e famshme, Dua Lipa. /Telegrafi/