Telegrafi

Edhe “ON Records” reagojnë rreth këngës “Madam” duke e quajtur prodhim të tyrin

Gjatë ditës ditës së sotme, kënga e re “Madam” e reperit Mozzik është larguar nga kanalin Youtube.

Miliona klikime të grumbulluara në pak ditë nuk figurojnë më në videon e cila tashmë në YouTube është jo-aktive, dhe e padisponueshme për të gjithë fansat.

Lexo po ashtu Largohet nga YouTube videoklipi "Madam" nga Mozzik pas një suksesi të jashtëzakonshëm

E shkas për këtë duket të jetë bërë një denoncim i producentëve Zzap dhe Chriss, të cilët kanë qenë njëherësh bashkëpunëtorët e reperit për shumë vite.

Mozzik në një postim në InstaStory ka reaguar duke thënë “Marre ju qoftë”.

Lexo po ashtu "Marre ju qoftë", Mozzik reagon pas fshirjes së hitit "Madam"

Ndërkohë, dyshja Zzap dhe Chriss kanë shkruar në Instagram një reagim të gjatë, duke akuzuar reperin se pas daljes nga label-i me papërgjegjësi, po kërkon edhe autorësinë e këngëve, gjë e cila nuk i përket.

Ata madje kanë shkuar edhe më larg, duke thënë se do të dalin në Instagram me një ‘video-live’, ku do të dëshmojnë me prova dhe fakte se kënga “Madam” është prodhim i tyre.

Ndërkohë, Mozzik në anën tjetër insiston se kjo këngë është e punuar nga vet ai në bashkëpunim me producentët gjermanë. /Telegrafi/