Gjatë ditës ditës së sotme, kënga e re “Madam” e reperit Mozzik është larguar nga kanalin Youtube.
Miliona klikime të grumbulluara në pak ditë nuk figurojnë më në videon e cila tashmë në YouTube është jo-aktive, dhe e padisponueshme për të gjithë fansat.
E shkas për këtë duket të jetë bërë një denoncim i producentëve Zzap dhe Chriss, të cilët kanë qenë njëherësh bashkëpunëtorët e reperit për shumë vite.
Mozzik në një postim në InstaStory ka reaguar duke thënë “Marre ju qoftë”.
Ndërkohë, dyshja Zzap dhe Chriss kanë shkruar në Instagram një reagim të gjatë, duke akuzuar reperin se pas daljes nga label-i me papërgjegjësi, po kërkon edhe autorësinë e këngëve, gjë e cila nuk i përket.
Ata madje kanë shkuar edhe më larg, duke thënë se do të dalin në Instagram me një ‘video-live’, ku do të dëshmojnë me prova dhe fakte se kënga “Madam” është prodhim i tyre.
Ndërkohë, Mozzik në anën tjetër insiston se kjo këngë është e punuar nga vet ai në bashkëpunim me producentët gjermanë. /Telegrafi/