Stephen Ross ka konfirmuar negociatat me klube të mëdha evropiane për largimin e tyre nga Liga e Kampionëve.
Përveç gjigantëve anglez, Man.City, Man.United, Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe atyre gjermano-italiane, Bayern Munich dhe Juventus, edhe dy super skuadrat spanjolle mund të jenë pjesë e SuperLigës Evropiane për klube.
Barcelona e Real Madrid raportohet se do t’i bashkngjiten idesë miliarderit amerikan për krijimin e të ashtuquajturës “Superliga e Evropës”, transmeton Telegrafi.
“Po, Superliga e Evropës është në agjendën tonë”, deklaroi Charlie Stillitano, partner i Ross te skuadra e Dolpins.
“Jemi duke negicuuar në tërë Evropën”, u shpreh ai. /Telegrafi/