Qeveria e Republikës së Bullgarisë në seancën e sotme ka miratuar tesktin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Maqedoninë, kumton shërbimi i shtypit të Qeverisë në Sofi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Nënshkrimi i marrëveshjes për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë është shprehje e dëshirës së Bullgarisë për të ndërtuar marrëdhënie moderne fqinjësore të bazuara në vlerat evropiane’, ka deklaruar sot kryeministri Bojko Borisov.
Sipas Borisov, vizita e kryeministrit Zaev në Sofi dhe qëndrimi i shprehur drejt historisë së përbashkët, është hapi i parë në kontestet për ndërtimin e shpirtit të ri në marrëdhëniet me fqinjët.
Sipas tij, me nënshkrimin e marrëveshjes do të hapet faqe e re e raporteve mes dy vendeve dhe do të vendosen raportet në miqësi të sinqertë. /Telegrafi/