Telegrafi

Edhe pse vetëm dhjetë vjeçe, North West në përgatitje të albumit të parë

North West po vazhdon të ndjekë gjurmët muzikore të babait të saj, Kanye West.

“Unë kam qenë duke punuar në një album”, tha North, 10 vjeç, para turmës në Phoenix të dielën, 10 mars, sipas Billboard.

“Dhe quhet Elementary School Dropout”, theksoi ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Titulli i albumit të ardhshëm të North është një shenjë delikate për albumin debutues të Kanye në 2004, “The College Dropout”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga North West

North, e cila është vajza e madhe e Kanye, 46 vjeç, dhe ish-gruas Kim Kardashian, ishte në skenë përkrah babait të saj teksa luhej kënga e tyre “Talking/Once Again”.

Foto: Screenshot/YouTube

North kërceu së bashku me vëllezërit e motrat e saj, Chicago, 6 vjeçe dhe Psalm, 4 vjeç.

(West dhe Kardashian, 43, kanë gjithashtu djalin e tyre Saint, 8 vjeç).

Ndërsa North po lë gjurmë në industrinë e muzikës, kjo nuk është aspirata e saj e vetme.

Në tetor 2023, ajo foli për qëllimet e shumta që ka për karrierën e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

“Një basketbolliste, një repere”, tha ajo për revistën iD për shumë profesione që dëshiron të provojë. /Telegrafi/