Site icon Telegrafi

Edhe pse u përplas në murin mbrojtës dhe u rrokullis disa herë para se të futej në tunel, sllovaku shpëton pa lëndime (Video, +16)

Në rrjetet sociale është publikuar një video që e kanë filmuar kamerat e sigurisë para tunelit Borik në Sllovaki.

Në orët e para të mëngjesit një veturë e tipit BMW kishte goditur murin mbrojtës dhe kishte fluturuar për disa metra dhe kishte goditur rrethin e tunelit, për të përfunduar i rrokullisur disa herë brenda tij, transmeton Telegrafi.

Por, është interesant fakti se edhe pse e goditi murin dhe pjesën anësore të hyrjes së tunelit, vetura në fund ra në rrota dhe shoferi i veturës BMW doli pa ndonjë lëndim trupor.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia kishte detyruar shoferin t’i nënshtrohet testit të alkoolit, ku është konstatuar se ai nuk kishte konsumuar fare alkool. /Telegrafi/

Exit mobile version