Sezoni i ri në Ligën Premier duket se do të sjellë lajmet të mira për Shkodran Mustafin te Arsenali.
Mbrojtësi shqiptar kishte paraqitje mesatare në sezonin e kaluar, mirëpo është rikthyer në formë të mirë për ndeshjen e parë para sezonale.
Lojtari 27-vjeçar u inkuadrua nga stoli në fitoren e Gunners 3-0 ndaj Colorado Rapids, e që ishte përballja e parë në turin që po e zhvillojnë në Amerikë.
Me t’u inkuadrua në lojë, Mustafi e mori shiritin e kapitenit, derisa në Denever Arsenali fitoi me golat e shënuara nga Buykayo Saka, James Olayinka dhe Gabriel Martinelli.
https://twitter.com/outofcontextars/status/1151029770592952320
Në mediat angleze raportohet se ish-anëtari i Valencias mund të jetë në mesin e kandidatëve për t’u bërë kapiten i skuadrës londineze për sezonin e ri.
Në garë për t’u bërë lider i skuadrës nga veriu i Londrës është edhe Granit Xhaka, pasi të dy shqiptarët kanë treguar se mund të jenë drejtues të mirë të ekipit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vDZWcnalShE