Njëri nga mbrojtësit më të talentuar shqiptar, Berat Gjimshiti ka mbetur jashtë kampionatit evropian ‘Francë 2016’.
Anëtari i skuadrës italiane Atalanta, nuk u ftua nga trajneri Gianni De Biasi për evropian por duket se ai nuk po mendon më për këtë gjë.
Në një prononcim për Telegrafin, Gjimshiti ka thënë se do ta përkrahë Shqipërinë nga larg.
“Aktualisht jam duke i kaluar pushimet afër familjes sime dhe jam i lumtur”.
“Edhe pse nuk jam zgjedhur në mesin e 23 lojtarëve, unë do ta përkrahi fuqishëm Kombëtaren e Shqipërisë në evropian”, deklaroi Gjimshiti për Telegrafin.
23-vjeçari ka besim që shokët e tij te Shqipëria do të arrijnë të bëjnë befasi në Euro 2016.
“Shpresoj që shokët e Kombëtare të luajnë bukur dhe të marrim rezultate të mira”.
“Kam besim të madh në ta dhe jam i bindur që do të shkaktojnë befasi të madhe”, përfundoi Gjimshiti.
Që nga viti i kaluar, mbrojtësi nga Tërrnoci iu bashkua Kombëtares së Shqipërisë pasi më parë ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës. /Telegrafi/