Site icon Telegrafi

Edhe pse nuk kanë të drejtë të jenë në stadiume, tifozët e klubeve tona gjejnë mënyra për të përkrahur skuadrat e zemrës

Futbolli në Kosovë është kthyer në javën e shkuar, ndërsa që në start ishim dëshmitarë të ndeshjeve të forta dhe rezultateve befasuese.

Për shkak të pandemisë COVID-19, futbolli është rikthyer me protokoll dhe rregulla të sakta, ku klubet duhet tu përmbahen deri në fund.

Njëra nga rregullat është edhe numri i njerëzve që duhet të jenë prezent në stadiume, ku nuk parashihet prezenca e tifozëve.

Por këta të fundit në ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës, por edhe ato të Superligës, gjetën mënyra për ta përkrahur ekipin.

Prishtina ka zhvilluar dy ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku tifozët e tyre “Plisat” kishin zënë vend në platon e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Njëjta ka ndodhur edhe në Gjilan, ku luajnë Drita dhe Gjilani. “Intelektualët” dhe “Skifterat”, kishin zënë vend në një objekt afër stadiumit për t’i përkrahur skuadrat e tyre të zemrës.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Suharekë, ku stadiumi ua ka mundësuar ta shikojnë ndeshjen nga afër.

Ka edhe të atillë që janë ngjitur në ballkonet e banesave, por edhe të shtëpive siç ka ndodhur në Podujevë.

Rikthimi i tifozëve nuk pritet të ndodh edhe për një periudhë të gjatë dhe këto forma të përkrahjes do të shihen edhe në javët në vazhdim.

Trajner klubesh kanë bërë apel për lejimin e një numëri të vogël tifozësh, por që duket se ende nuk ka gjasa të ndodh.

Superliga kthehet të luhet në fundjavë me gjashtë ndeshjet e javës së 24-të. /Telegrafi/

Exit mobile version