Modelja Emina Çunmulaj është vlerësuar gjithmonë për paraqitjet e saj, e në veçanti figurën trupore.
Ajo është nën e dy vajzave, dhe jeton me bashkëshortin dhe dy fëmijët prej vitesh në Shtetet e bashkuara të Amerikës.
Çunmulaj kujdeset që t’i mbajë linjat e saj, dhe falë përkushtimit ka arritur që edhe si nënë e dy vajzave, të ketë një trup perfekt.
Në disa fotografi të publikuara në InstaStory, Emina ka shfaqur belin e saj të hollë, teksa ka etiketuar motrën e saj, Pepi Çunmulaj.
Ndonëse kjo e fundit beqare, për nga linjat trupore, dy motrat duken në top formë, madje ndoshta Emina edhe më fine.
Përndryshe, këtë muaj Çunmulaj bën një vit nga lindja e vajzës së dytë, me çka ka treguar se në kohë shumë të shkurtër ka arritur të rikthejë figurën e saj trupore. /Telegrafi/