Site icon Telegrafi

Edhe pse në krizë politike e institucionale, Maqedonia vazhdon me huamarrje

Ashtu siç u paralajmërua, Ministria e financave mori sot një huamarrje tjetër prej 6.56 milionë euro, nga 4 milionë që ishte paraparë, pra afër 3 milionë më tepër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Huamarrja, siç ka ndodhur deri tani, u sigurua nga kreditorët e brendshëm, përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë.

Ndaj kësaj huamarrje ka reaguar LSDM-ja e cila bën të ditur se ministri Kiril Minoski do të jep llogari, duke e akuzuar se ka vazhduar me huamarrje të pakontrolluar dhe jotransparente./Telegrafi/

Exit mobile version