Site icon Telegrafi

Edhe pse në javën e 22-të të shtatzënisë, atletja nga Zelanda e Re filmohet duke ngritur pesha në palestër (Video)

Kampionja Valerie Adams mund të jetë në javën e 22-të të shtatzënisë, por ky fakt nuk po e largon atë nga ushtrimet e përditshme ekstreme.

Atletja nga Zelanda e Re që është kampione e katërfishtë, së fundmi ka shpërndarë në Instagram një video ku shihet duke ngritur pesha të rënda në palestër, transmeton  Telegrafi.

Valerie që pritet të sjellë në jetë fëmijën e dytë në prill të vitit të ardhshëm, mund të shihet se si ushtron me pesha pa ndonjë problem, sikur të mos kishte një foshnje të palindur në bark.

“Në javën e 22-të të shtatzënisë, duke ushtruar si çdoherë”, ka shkruar përbri videos atletja Adams.

Mijëra fansa që kanë shikuar videon e atletes, shumica prej tyre nëna janë habitur me forcën që ajo ka për të ushtruar gjatë shtatzënisë.

“Unë mezi kam mundur të preku gishtat e këmbëve e lëre më të bëjë ushtrime të tilla. Je e mrekullueshme”, ka shkruar këngëtarja/tekstshkruesja Anika Moa. /Telegrafi/

Exit mobile version