Telegrafi

Edhe pse ndodhet në Big Brother, Bardhit i publikohet kënga e re “Tradhtare”

Foto: Screenshot/YouTube

Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, ka publikuar sot (e mërkurë) këngën e re.

Edhe pse aktualisht ndodhet në Big Brother VIP Albania 3, ai vjen me “Tradhtare” për Shën Valentin.

Duket se klipi është realizuar më parë, përpara hyrjes së tij në këtë reality shou.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti dhe melodia është realizuar nga vet këngëtari me ‘beat’ nga LNF8.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Miksimi dhe producimi është bërë në studion e SBS Entertainment.

Foto: Screenshot/YouTube

Bardhi në ndërkohë po pëlqehet mjaft shumë për lojën e tij brenda formatit.

Ai ka nisur edhe një lidhje dashurie me modelen Sara Gjordeni. /Telegrafi/