Telegrafi

Edhe pse laura ishte mbyllur dhe semafori figuronte në të kuqen, çiklisti belg vendosi të kalojë binarët – për një “fije floku” i shpëton vdekjes

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin rrëqethës, kur një çiklist për pak sa nuk shtypet nga treni derisa tentoi të kalojë binarët, pavarësisht se laura ishte e mbyllur dhe semafori ishte në të kuqen.

Megjithatë, ky çiklist kishte vendosur të injoroj shenjat e trafikut dhe laurën dhe të kalojë nëpër binarë në Oud-Heverlee të Belgjikës, por ky veprim për pak sa nuk i kushtoi me jetë, transmeton Telegrafi.

Ky i ri i shpëton vdekjes “për një fije floku”, pasi treni që kalonte me shpejtësi ia godet biçikletën, por jo edhe atë.

Ai shihet duke u rikthyer në vendin e ngjarjes për të mbledhur copëzat e biçikletës, që kanë mbetur afër binarëve.

Raste të ngjashme ndodhin shpesh në shumë vende tjera të botës, ku sipas ekspertëve vlerësohet se numri i atyre që e pësojnë me jetë nga neglizhenca të tilla, është shumë i lartë. /Telegrafi/