Telegrafi

Edhe pse i ka vetëm 9 vjet, djaloshi nga Belgjika merr diplomën universitare në degën e inxhinierisë elektrike

Edhe pse i ka vetëm 9 vjet, një djalë nga Belgjika pritet që së shpejti të bëhem me diplomë universitare (bachelor).

Lauren Simons studion inxhinieri elektrike pranë universitetit të Teknologjisë Eindhoven (TUE) – degë kjo e vështirë edhe për studentët e rritur, transmeton Telegrafi.

Ai përshkruhet nga stafi i Universitetit si “thjesht i jashtëzakonshëm”. Por Laurent pritet që në dhjetor të marrë diplomën e universitetit.

Më pas planifikon të ndjek një program doktorate në inxhinieri elektrike, derisa gjithashtu studion për diplomë universitare në degën e mjekësisë thotë babai i tij për CNN.

Prindërit e tij Lydia dhe Alexander Simons, kanë pranuar se kishin menduar se gjysha dhe gjyshi i vogëlushit po e ekzagjeronin kur insistonin se ai ka dhunti, por këto pretendime të tyre më vonë i konfirmuan mësuesit. /Telegrafi/