Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Donat Rudhani mund të largohet në huazim nga klubi zviceran, Young Boys, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Fillimi i gjysmës së dytë të sezonit nuk mund të shkonte më mirë për Donat Rrudhani e Young Boys, ku në dy ndeshje ka dy gola, ku njëri prej tyre i solli skuadrës e fitoren ndaj Grasshoppers.
Megjithatë, klubi nga Berni do të donte ta huazonte anësorin për t’i mundësuar atij të luajë më shumë ndeshje.
Sipas mediumit “blue Sport”, Grasshopper dhe Winterthur janë vënë pas reprezentuesit të Kosovës.
Pavarësisht paraqitjeve të tij të mira së fundmi, mesfushori nuk është i kënaqur me rolin e tij me kampionët e Zvicrës, ku kërkon më shumë minuta.
Në sezonin aktual ai ka bërë 14 paraqitje, vetëm një prej të cilave që nga fillimi.
Ai mund të marrë më shumë minuta në skuadrat e lartë cekura pasi kualitet e tij nuk mungojnë. /Telegrafi/