Site icon Telegrafi

Edhe pse janë në grevë, Batusha i LVV-së thotë se shkollat e mesme të Deçanit kanë organizuar ekskursione

Greva në arsim nuk i ka penguar shkollat e mesme të Deçanit që t’i dërgojnë nxënësit në ekskursion. Kështu tha sit deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.

Deputeti Batusha në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se është mirënjohës për mësimdhënësit në shkollat që kanë thyer grevën dhe po e mbajnë procesin mësimor.

“Informatat na erdhën se në shkollat e mesme të Deçanit kanë shkuar në ekskursion. Pra, greva vazhdon, por në ekskursion kanë shku”, tha deputeti Batusha.

Tutje deputeti i LVV-së teksa ka njoftuar për një shkollë në Novosellë të Gjakovës që e ka filluar mësimin sot, ka thënë se shkollat po i marrin këta hapa për hatër të fëmijëve.

Ai ka thënë se Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë është duke ushtruar presion ndaj mësimdhënësve që po e mbajnë mësimin.

“Përveç që nuk kanë transparencë të brendshme, SBASHK-u përdor edhe metoda tjera të presionit ndaj mësimdhënësve që dëshirojnë të mbajnë mësim. Ka shumë mësimdhënës që e kanë filluar mësimin dhe po përballen me presion, sepse nuk po ua japin librat nxënësve”, ka thënë tutje deputeti Batusha.

Kuvendi i Kosovës për të dytën herë është duke zhvilluar debat parlamentar lidhur më grevën në Kosovë.

 

Exit mobile version