Telegrafi

Edhe pse humbi ndaj Prishtinës, Tovërlani zbulon se do rinovojë kontratën me Feronikelin

Prishtina e ka mposhtur 3-1 Feronikelin në kuadër të javës së 27-të në Superligës e Kosovës.

Nikli me këtë humbje ka zbehur gjasat që të luajë së paku në Ligën e Evropës, mirëpo i qëndron besnik trajnerit të tyre.

Afrimë Tovërlani ka konfirmuar pas derbit se ai do rinovojë kontratën me skuadrën nga Drenasi, përkundër rezultateve të dobëta.

Lexo po ashtu Derbi në "Fadil Vokrri" i takon Prishtinës - bardhekaltrit fitojnë bindshëm ndaj Feronikelit

“Pas kësaj ndeshje zvogëlohen mundësit për të dal në Evropë”, ka thënë strategu i Feronikelit pas ndeshjes në një intervistë për Super Sport Kosova.

“Ndeshje që bëmë dy gabime te dy golat e para, mendoj që nuk luajtëm keq mirëpo Prishtina ka shumë më shumë kapacitet dhe i ka dy formacione të forta në ekip”.

“Vazhdimi me Feronikelin? Aktualisht jemi afër marrëveshjes, dhe ajo është që unë të vazhdojë me Feronikelin, por të shohim deri në fund të kampionatit”, ka përfunduar Tovërlani. /Telegrafi/