Telegrafi

Edhe pse humbi Barca, Messi historik me golin e 90-të në LK (Video)

Lionel Messi u zhgënjye nga dueli me Manchester Cityn pasi ekipi i tij u mposht nga klubi anglez.

Barcelona pësoi humbje me rezultat 3-1, por kjo nuk pengoi Messin që të shënojë historinë.

Super MESSI! 90 gola në LK! Foto: Mirror

Ai vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve me 90 gola, të fundit të realizuar pikërisht sonte ndaj Manchester Cityt.

Ai po ashtu ka 54 gola në fazat grupore të LK-së, më së shumti në histori, teksa Ronaldo ka 51 gola në fazat grupore.

https://www.youtube.com/watch?v=Np2xeXOb2og

Messi kështu tregon se edhe kur humbë, di të shkruajë historinë.

Mbi të gjitha, goli i tij ishte mjaft i bukur andaj fansat e tij nuk kanë pse të zhgënjehen në fund të fundit. /Telegrafi/