Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, vazhdon të jetë shumë e angazhuar për këtë fundvit.
Vetëm pak ditë më parë, ajo mori pjesë në eventin e madh të Capital FM të realizuar në Londër, ku performoi para mijëra fansave.
Ndërkohë, ajo këto ditë ka xhiruar intensivisht edhe për filmin e ri “Twist”, në të cilin do të jetë pjesëmarrëse me një rol kryesor.
Përkundër angazhimeve të shumta dhe lodhjes, Rita po përballet edhe me gripin sezonal.
Megjithatë, ajo nuk po i ndal aktivitetet ani pse e shqetësuar nga problemet shëndetësore.
Rita publikoi të premten për 15.6 milionë ndjekësit e saj, duke treguar se pavarësisht që është sëmurë, ajo po përpiqet të mbahet duke u sillur sikur nuk është e sëmurë.
“Kur jeni e sëmurë dhe përpiqeni me vështirësi të silleni sikur nuk jeni”, ka shkruar 29-vjeçarja në Instagram.
Rita ka premtuar plot projekte gjatë vitit 2020, për të cilat thotë se ka punuar intensivisht gjatë këtij viti. /Telegrafi/