Telegrafi

Edhe pse e qëllojnë me revole elektrike, burri që akuzohej për tejkalim shpejtësie nxjerr revolen dhe plagos njërin nga dy policët amerikanë (Video, +18)

Dy policë në Pensilvani kishin ndalur një shofer për një kontroll rutinor, por edhe pasi kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Në një moment ai nuk i është bindur urdhrave të policisë, duke bërë që ata të reagojnë për ta prangosur. Dhe kur ai i rezistoi arrestimit, zyrtarët policor u detyruan ta përdorin revolen elektrike, transmeton Telegrafi.

Por, as ajo me sa duket nuk iu kreu punë, pasi pas disa orvatjeve me të dyshuarin, ai arrin të nxjerr revolen e tij dhe t’i qëllon policët. Raportohet se njëri nga zyrtarët policor është plagosur rëndë, dhe pas intervenimit kirurgjik gjendja e tij është përmirësuar.

Pamjet e publikuara më poshtë janë filmuar nga kamera e sigurisë e vendosur në veturën zyrtare të policisë, kurse janë publikuar edhe gjatë seancës dëgjimore, ku sulmuesi është duke pritur verdiktin për këtë veprim. /Telegrafi/