Edhe pse Republika e Kosovës është po thuajse i vetmi shtet i izoluar nga Evropa, nga sot me rastin e Ditës së Evropës, Ministria e Integrimit Evropian, do të zhvilloj aktivitete të ndryshme në Prishtinë për të shënuar ketë ditë.
Për nder të kësaj ditë Ministria e Integrimit Evropian, do të zhvilloj një tryezë diskutimi me temë diskutimi: Potenciali i Rinisë së Kosovës drejt BE-së.
Pjesëmarrës në aktivitetet janë: Ministrja Dhurata Hoxha, shefja e zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova, Behije Murtezi, Hana Qerimi, Zana Hoxha, etj.
Aktivet tjetër për nder të kësaj dite është shpalosja e programit te ngjarjeve për Ditën e Evropës dhe shpallja e konkursit të fushatës ekonomike nga zëvendës Shef i Zyrës së BE-së, Riccardo Serri.
Edhe Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova organizon hapjen zyrtare te Shtëpisë së Evropës në Prishtinë në të cilën do të hapet një ekspozitë fotografike ‘Perspektiva e ndryshme’ nga Agon Nimani dhe ekspozita e Qeramikës ‘Flakërim i dashurisë’ nga Gresa Islami.
Kosova edhe ketë vit rrezikon të mbetet e privuar nga udhëtimi pa viza. Hapja e portës së Evropës po vonon për rininë kosovare, por ajo nuk i ka humbur shpresat dhe ka ndërmarrë nisma për ta sjellë Evropën sa më pranë në Kosovë.
Mosnjohja e Kosovës nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian padyshim që ka reflektuar në lënien e Kosovës si vendin e vetëm të izoluar deri më tani në këtë proces.