Kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se kryesia dhe nëndegët e LDK-së në Prizren janë për bashkëpunim më VV në Prizren mirëpo se ende ka probleme.
Haskuka tutje tha se pa marrë parasysh se çfarë ndodhë në aspektin zyrtarë, ai tha se votuesit e LDK-së do ta votojnë atë për kryetar dhe se do të këtë ndryshim të rezultatit me 19 nëntor.
Haskuka iu kundërpërgjigj edhe akuzës së Totaj se pse e kishte gjuajtur ish-kryeministrin, Isa Mustafa më gotë më ujë. Ai tha se nuk ka pasur asgjë personale me Mustafën dhe se këtë situatë ia kishin imponuar “marrëveshjet e zajednicës dhe demarkacionit”.
Për komunën e Prizrenit në balotazh janë kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, dhe kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka. /rtv21/