Një bebe e lindur para kohe, këmbët e së cilës ishin sa një monedhë dhe që lindi dy ditë pas afatit të abortit (24 javë), arriti të mbijetonte.
37-vjeçare Victoria Bradly nga Liverpool, iu tha se vajza e saj me shumë gjasë nuk do të mbijetonte për shkak se peshonte vetëm 623 gramë, kur lindi në Prill.
Francesca Bradley-Curran, e cila mezi merrte frymë, nëse do të kishte lindur 48 orë më herët, nuk do të ishte asistuar nga mjekët.
Sipas ligjit britanik, foshnjet që vijnë në jetë përpara limitit të abortit nuk asistohen nga mjekët për shkak të përqindjes së ulët të mbijetesës, transmeton tvklan.
Megjithatë, sot 9 muajshe, vajza “mrekulli” ka luftuar me meningjitin, infeksione dhe dy mushkëri të dëmtuara. Ajo ia ka dalë të mbijetojë duke mposhtur çdo parashikim.